Ardit Hila transferohet te Prishtina

Prishtinë | 24 Gus 2019 | 16:06 | Nga Ekonomia Online

Pas negociatave jo të lehta, Prishtina ka bindur mesfushorin, Ardit Hila, që t’i bashkohet skuadrës në dy vitet e ardhshme.

Lojtari 26-vjeçar në edicionin 2018/19 është shpall kampion me Partizanin duke u paraqitur në 27 ndeshje kampionale. Pas një viti në Partizan, më parë është paraqitur tre vite me Teutën dhe dy vite me Elbasanin.

“Është e vërtet, është e vështirë ta ndërrosh Partizanin dhe me gjithë ofertat tjera që nuk munguan, as nga skuadra pretenduese, por projekti i Prishtinës, trajneri Josa dhe udhëheqja e klubit, më bindën me planin dhe si përfundim vendosa t’i bashkohem Prishtinës”.

“Të them të drejtën nuk është që di shumë për futbollin këtu, por vije për të fituar, sidomos kampionatin, me të cilën pa mburrje them se tani e kam një përvojë të tillë të fundit me Partizanin, dhe besoj se do ta ndihmoj shumë ekipin drejt këtij rrugëtimi, e që Prishtinës i mungon. Shpresoj shumë që gjithçka të ecën siç është më së miri”, ka thënë Hila, me rastin e nënshkrimit të kontratës dyvjeçare me bardhekaltrit.

Si mesfushor qendror, në të gjitha garat zyrtare, ka regjistruar 159 paraqitje duke shënuar 15 gola dhe asistuar në 9 gola

Të ngjashme