Argjentina publikon listën me futbollistët e ftuar për Kampionatin Botëror, grumbullohet Paulo Dybala

Prishtinë | 11 Nën 2022 | 17:43 | Nga Ekonomia Online

Përfaqësuesja e Argjentinës është një nga ekipet favorite për ta fituar Kampionatin Botëror Katar 2022.

E përzgjedhësi i Argjentinës, Lionel Scaloni tanimë ka publikuar listën me 26 futbollistë të ftuar për këtë botërorë.

Scaloni do të marrë me vete tre portierë, Emiliano Martinez, Geronimo Rulli dhe Franco Armani.

Ndërkohë nga reparti i mbrojtjes janë nëntë futbollistë si Nahuel Molina, Gonzalo Montiel, Cristiano Romero, German Pezezella, Nicolas Otamendi, Lisandro Martinez, Marcos Acuna, Nicolas Taliafico dhe Juan Foyth.

Në mesfushë janë vetëm shtatë futbollistë me Rodrigo De Paul si lider, pastaj Lenadro Paredes, Alexis Mac Allister, Guido Rodriguez, Alejandro Gomez, Enzo Fernandez dhe Exequiel Palacios.

Ndërkohë kapiteni Lionel Messi do ta udhëheq repartin ofensivë së bashku me Angel Di Marian, Lautaro Martinez, Julian Alvarez, Nicolas Gonzalez, Joaquin Correan dhe Paulo Dybalan.

Për sulmuesin e Romës ishte në dyshim grumbullimi shkaku i lëndimit, por duket se Dybala ia ka dalë dhe do të luaj në Botërorë.

Të ngjashme