Ndeshja e xhiros së dytë në Grupin C, mes Argjentinës dhe Meksikës përfundoi me fitoren e këtyre të parëve me rezultat 2:0.
Kjo ishte një ndeshje jetë a vdekje për Argjentinën, pasi humbi duelin e parë kundër Arabisë Saudite.
Pjesa e parë ishte e baraspeshuar, ku të dy skuadrat nuk sulmonin dhe ishin të mbyllura.
Pjesa e dytë filloi ndryshe për Argjentinën, pasi ata filluan të rrezikojnë portën e Meksikës.
Gjithçka ndryshoi për Argjentinën, kur në lojë u fut Julian Alvarez, i cili dukej se ishte i gatshëm të linte jetën në fushë.
Në minutën e 64-të, ishte lideri argjentinas, Lionel Messi, i cili i dha epërsinë kombëtares së tij.
Pas golit të Messi-t, Meksika filluan të sulmojnë, por Argjentina nuk po lejonin t’iu rrezikohej porta.
Për të siguruar fitoren, u përkujdes Enzo Fernandez, i cili shënoi një super gol në minutën e 87-të.
Ndeshjet e fundit të grupit C luhen më 30 nëntor, nga ora 20:00. Argjentina ndeshet me Poloninë, kurse Meksika me Arabinë Saudite.
Argjentinës i duhet fitorja për t’u kualifikuar, por vazhdon tutje edhe me barazim, nëse edhe ndeshja tjetër përfundon baraz.
TABELA: