Arijan Topallaj fiton në mënyrë brutale e mposht çekun, i pranishëm edhe Fisnik Asllani

Prishtinë | 21 Qer 2026 | 15:47 | Nga Ekonomia Online

Luftëtari shqiptar i MMA-së, Arijan Topallaj, ka shënuar një fitore të rëndësishme në karrierën e tij, sfidë ku i pranishëm ishte edhe ylli i Kosovës Fisnik Asllani.

Topallaj triumfoi ndaj çekut Jan Stanovsky në meçin e zhvilluar në Berlin të Gjermanisë, duke treguar edhe një herë cilësitë e tij në kafaz.

Përballja zgjati deri në raundin e dytë, kur shqiptari e detyroi kundërshtarin të dorëzohej pas një “submission”, duke siguruar kështu fitoren në mënyrë bindëse.

Me këtë sukses, “The Albanian Eagle” e çon bilancin e tij në 10 fitore, 2 humbje dhe 1 barazim në karrierën profesionale.

Ndërkohë, Asllani udhëtoi për në Gjermani në mënyrë që t’i jepte mbështetje Topallajt.

Të ngjashme