Boksieri i talentuar shqiptar Reshat Mati të premten ka mposhtur kenianin Dennis Okoth në meçin e nëntë të karrierës në boksin profesionist. I njohur si “Ariu shqiptar”, Mati 22-vjeçar fitoi me nokaut teknik në rundin e gjashtë. Mati është i lindur dhe jeton në Amerikë, ndërsa është pjesë e kompanisë Matchroom, e cila është kompani […]
“Ariu shqiptar” vazhdon me fitore në boks, fiton me nokaut teknik

Boksieri i talentuar shqiptar Reshat Mati të premten ka mposhtur kenianin Dennis Okoth në meçin e nëntë të karrierës në boksin profesionist.
I njohur si “Ariu shqiptar”, Mati 22-vjeçar fitoi me nokaut teknik në rundin e gjashtë.
Mati është i lindur dhe jeton në Amerikë, ndërsa është pjesë e kompanisë Matchroom, e cila është kompani promovuese e Anthony Joshuas.
Të gjitha meçet e deri tashme Mati ka arritur t’i fitojë.
Meçi ishte në kategorinë velter dhe u zhvillua në Florida.

















