Arrestohen 12 persona për marrje me prostitucion

Prishtinë | 23 Nën 2017 | 11:58 | Nga

Policia gjatë dy operacionevë në Mitrovicë ka arrestuar 12 persona nën dyshimin  për ‘marrje me prostitucion’ dhe ‘mundësim ose detyrim në prostitucion’.

Policia njofton se pas arrestimit të të dyshuarve është identifikuar edhe një viktimë e trafikimit.

Lidhur me këtë rast, të dyshuarit e arrestuar  me urdhër të prokurorit të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, janë dërguar në gjykatën kompetente në procedurë të shpejtë, ndërsa viktima është trajtuar në bazë të procedurave vepruese.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme