Arrestohen 21 policë në veri dhe 14 në jug të Mitrovicës

Prishtinë | 19 Dhj 2016 | 11:05 | Nga

Policia e Kosovës ka arrestuar 21 policë në veri të Mitrovicës dhe 14 të tjerë nga stacioni i Policisë në jugun e këtij qyteti, bëjnë të ditur burime të Telegrafit.

 Sipas këtyre burimeve, të arrestuarit janë policë të trafikut, të cilët dyshohen për marrje ryshfeti.

Së shpejti pritet arrestimi edhe i 30 policëve të tjerë.

Arbër Beka nga ky inspektorat ka konfirmuar se inspektorati në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, në kuadër të një operacioni të gjerë kanë intervistuar disa zyrtarë policorë dhe qytetarë.

Gjithsesi ai nuk ka dhënë detaje të tjera duke thënë se gjatë ditës së sotme, pasdite, do të ketë një konferencë të jashtëzakonshme ku do të zbulohen detajet e krejt këtij operacioni.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme