Arrestohen 3 inspektorë të Kamenicës, njëri ish-komandant i UÇK-së

Prishtinë | 17 Gus 2020 | 10:42 | Nga Ekonomia Online

Tre inspektorë të Komunës së Kamenicës janë arrestuar mbrëmë nga Policia e Kosovës.

Inspektorët e arrestuar janë Enver Ismajli, Naser Vllasi- ish komandant i UÇK-së i cili punon ne Drejtorinë e Emergjencave edhe Dobrivolje Milkoviq, raporton reporteri.

Inspektorët nuk kanë ndërhyrë një një lokal ku ka pasur shumë njerëz, gjë që është në kundërshtim me vendimet e Qeverisë së Kosovës në luftën për parandalimin e COVID-19.

Lajmin e kanë konfirmuar edhe nga Prokuroria Themelore në Gjilan. Zëdhënësja e kësaj prokurorie, Liridona Xheladini.

“Tre inspektor komunal në Kamenicë  janë ndaluar për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale ‘Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’”, ka thënë Xheladini.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme