Arrestohen Albin Kurti, Donika Kadaj-Bujupi e Albulena Haxhiu

Prishtinë | 24 Nën 2017 | 10:16 | Nga Albulena Avdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Policia e Kosovës ka arrestuar  tre deputetët e Vetëvendosjes, Albin Kurtin, Donika Kadaj-Bujupin, e Albulena Haxhiun në hyrje të Kuvendit.

Policia u ka hedhur sprej djegës deputetëve të Vetëvendosjes, të cilët kundërshtonin arrestimin e kolegëve të tyre, raporton Ekonomia Online.

Mirëpo, gjatë këtij arrestimi janë lënduar edhe disa gazetarë dhe disa deputetë të Lëvizjes Vetëvendosjes.

Arrestimi i tyre u bë pas urdhërarrestit të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë. Deputetët akuzohen për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvend dhe pengimit e personit zyrtar gjatë detyrës, raporton Ekonomia Online.

Të ngjashme