Arrestohen dy persona në Podujevë për vjedhje të telefonave mobil

Podujeve | 18 Jan 2021 | 10:34 | Nga Ekonomia Online

Dy persona në Podujevë, janë arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimin për vjedhje.

Sipas raportit të Policisë, ata në një mobil shop, kanë vjedhur 12 telefona mobil në vlerë 1950 euro.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit në një lokal kanë vjedhur 12 telefona në vlerë të 1950 euro. Tek njëri nga të dyshuarit është gjetur  dhe konfiskuar një telefon Samsung qe dyshohet se është vjedhur në lokalin mobi shop . Ne konsultim me prokurorin dhe me urdhër verbal të gjyqtarit të procedurës paraprake është bërë edhe  një kontroll –bastisje por nuk është gjetur asgjë e dyshuar. Dy të dyshuarit pas intervistimit dërgohen në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme