Arrestohen dy persona në Podujevë, u kapën duke prerë pisha

Prishtinë | 05 Jan 2024 | 09:07 | Nga Ekonomia Online

Polica e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona në Podujevë, pasi të njëjtit janë vërejtur duke prerë pisha.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë sekuestruar dy traktorë me rimorkio dhe dy motosharra.

Lidhur me rastin janë njoftuar edhe zyrtarët e ekonomisë së pyjeve, ndërsa me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.

Rasti ka ndodhur gjatë ditës së enjte.

Të ngjashme