Arrestohen dy persona pasi sulmuan policët në Ferizaj

Prishtinë | 07 Gus 2017 | 11:09 | Nga

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona të cilët kanë fyer dhe sulmuar policët.
Njëri prej të arrestuarve ishte duke vozitur veturë me targa të huaja.

“Stacioni policor në Ferizaj me 06.08.2017 18:30. Njësiti patrullues në detyrë ka ndaluar një veturë ku kanë qenë dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë. Njëri prej tyre ka drejtuar veturën me tabela të huaja, u është tërhequr vërejtja për kundërvajtje dhe u është shqiptuar dënimi, por të dyshuarit i kanë fyer dhe sulmuar policët në detyrë. Të njëjtit janë arrestuar dhe pas intervistës me urdhër të prokurorit të njëjtit lirohen, kurse rasti në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme