Arrestohen dy persona për tentim grabitje të armatosur

?
Prishtinë | 26 Dhj 2019 | 12:04 | Nga Ekonomia Online

Njësiti për Reagim të Shpejtë ka arrestuar dy  persona të dyshuar për tentim grabitje të armatosur.

Aksioni është kryer rreth orës 03:00 në rrugën magjistrale Prishtinë – Ferizaj, nga  NjRSh , ku  janë ndalur dy persona të dyshuar, të cilët po qarkullonin me veturën  e tipit VW Polo (me tabela te një automjeti tjetër) . Gjatë kontrollimit të tyre policia ka gjetur dhe sekuestruar :

  • një armë automatike AK 47
  • një karikator me 6 fishekë
  • tri palë doreza
  • targat e veturës (që dyshohen të jenë të vjedhura)
  • vetura si dhe gjësende të tjera, të cilat mund shërbejnë si dëshmi në procedurë.

Pas intervistimit nga ana e hetuesve rajonal si dhe marrjes së vendimit nga ana e prokurorit janë dërguar në qendrën mbajtjes, për përfundimin e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore dhe procedurale para se rasti t’i kaloj institucioneve kompetente.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme