Arrestohen dy persona për vjedhje të materialit ndërtimor

Istog | 25 Maj 2017 | 14:17 | Nga

Policia njofton se ka arrestuar dy persona për vjedhje të materialit ndërtimor në një punishte të ndërtimtarisë në vlerë prej 5 000 eurove.

Policia thekson se ka pranuar informatën se në fshatin Dobrushë të Istogut në një vend punishte të ndërtimtarisë është parkuar një automjet i dyshimtë.

“Njësitet policore menjëherë iu kanë përgjigjur informatës ku njëri nga të dyshuarit A.K. ka ikur nga vendi i ngjarjes dhe pas ndjekjes se tij Policia ka arritur ta arrestoj, gjatë bisedës me hetuesit policorë i dyshuari ka pranuar se kishte qenë së bashku me të dyshuarin e dytë A.N”.

“Hetuesit policor gjatë një pune operativo-hetimore kanë arritur që ta arrestojnë edhe të dyshuarin e dytë i cili po ashtu kishte qenë në vendin ku ishte kryer vjedhja por me të hetuar patrullat policore i njëjti ishte larguar nga aty”.

“Të dyshuarit gjatë intervistimit në prani të avokatit mbrojtës kanë pranuar se kanë vjedhur material ndërtimor në vlerë  5 000 euro, në vend punishten e ankuesit H.Z. ku i njëjti e kishte raportuar të vjedhur materialin ndërtimor, gjatë hetimeve është kuptuar se të dyshuarit materialin e vjedhur e ndërtimor e kishin dërguar në Rahovec në depon e të dyshuarit A.K”, thuhet në njoftim.

Për rastin në fjalë është konsultuar Prokurori i Shtetit i cili ka kërkuar që së bashku me ankuesin të shkohet në depon e të dyshuarit për tu konfiskuar materiali. Materiali i vjedhur iu është kthyer ankuesit. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit të dyshuarit janë në ndalim policor.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme