Arrestohen dy persona të dyshuar për mashtrim

Prishtinë | 06 Gus 2019 | 16:24 | Nga Ekonomia Online

Arrestohen dy persona të dyshuar për mashtrim

Sot nga Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme në Prishtinë, janë arrestuar dy persona të dyshuar për mashtrim.

o B. K, mashkull , 29 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe 
o B. E, mashkull , 33 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës , 
të cilët dyshohet të ketë marrë nga persona të ndryshëm, shuma të caktuara parash që në total arrijnë vlerën rreth 10.000 euro, duke u premtuar atyre se do të ua rregullonte dokumentet për të punuar jashtë vendit.

Mbështetur në rezultate e para të hetimit, policia ka ngritur dyshimin e bazuar se mashtrimi mund të ketë ndodhur në vazhdimësi për një periudhë të gjatë kohore dhe dyshohet se numri i personave të mashtruar nga i dyshuari mund të jetë më i madh se sa numri i raportuar deri tani.

Deri tani në polici si viktima të këtij mashtrimi janë paraqitur 5 persona, andaj marrë në konsideratë këtë fakt, kërkojmë nga qytetarët që mund të kenë qenë viktimë e rasteve të tilla të lajmërohen në stacionin më të afërt policor, për të ndihmuar policinë drejt hetimit përfundimtar.

Pas arrestimit dhe marrjes së autorizimit nga ana e prokurorit, personat e dyshuar janë dërguar në qendrën e mbajtjes në Prishtinë, ku aktualisht hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale, para se rasti të kaloj në institucionet kompetente.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme