Dy të dyshuar janë arrestuar për veprën penale lëndim i rëndë trupor në Mitrovicë.
Nga policia atje bëjnë të ditur se dje në rrugën Mbretëresha Teutë ishte raportuar për një rrahje në progres në mes të disa personave, policia ka dal në vend të ngjarjes, ku personat në fjale ishin larguar nga vendi i ngjarjes.
“Nga spitalin rajonal Mitrovice është marr informata se një person i mitur që ka qenë i përfshirë në rrahje ka kërkuar ndihme mjekësore pasi që kishte marr lëndime nga një mjet i fort (thikë), personit në fjale është i është dhënë ndihma e nevojshme dhe për trajtim të mëtejmë është dërguar në QKUK-Prishtinë, ku pas marrjes se trajtimit është liruar në shtëpi”.
“Policia ka arritur t’i identifikoj dhe t’i arrestoj dy persona të dyshuar R.SH., 15 vjeçar dhe A.D.,19 vjeçar, të cilët janë shoqëruar në stacionin policor Jugu.
Nga personat e dyshuar në fjalë si provë materiale është konfiskuar një mjet i fort (thikë)”.
“Pas procedurave intervistuese, personat e dyshuar R.SH., 16 vjeçar dhe A.D.,19 vjeçar me udhëzim te prokurorit të shtetit janë liruar në procedure të rregullt, dhe ndaj tyre është iniciuar rasti ‘Lëndim i rëndë trupor’”, thuhet në njoftimin e Policisë.