Arrestohen falsifikuesit e diplomave

Ferizaj | 19 Pri 2017 | 11:53 | Nga

Në Ferizaj Policia ka arrestuar dy meshkuj, të cilit lëshonin certifikata e diploma të falsifikuara.

Derisa gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar 65 diploma, një vulë dhe një veturë me targa vendore, shkruan Indeksonline.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, pasi që të njëjtit kanë lëshuar certifikata dhe diploma të ndryshme të cilat ishin të falsifikuara. Gjatë kontrollit janë gjetur dhe janë konfiskuar 65 diploma, një vulë dhe një veturë me targa vendore. Gjatë kontrollit në bagazhin e veturës së konfiskuar janë gjetur mallra të ndryshme kryesisht kozmetikë, të cilave dyshohet se u është falsifikuar etiketa. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme