Arrestohen gjashtë persona të dyshuar për prostitucion në Mitrovicë

Prishtinë | 27 Maj 2021 | 09:23 | Nga Ekonomia Online

Policia në Mitrovicë ka arrestuar një grua dhe pesë burra të cilët dyshohet se janë marrë me prostitucion.

Rasti ka ndodhur më 17 maj, ndërkaq të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.

“Mitrovicë, 17.05.2021-15:00. Janë arrestuar gjashtë të dyshuar, një femër dhe 5 meshkuj kosovar nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale të lartë cekur. Pas intervistimit me urdhër te prokurori të dyshuari janë liruar në procedurë të rregullt”, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme