Arrestohen katër persona në Bardhosh të Prishtinës

Prishtinë | 13 Mar 2022 | 09:10 | Nga Ekonomia Online

Katër persona janë arrestuar dje në Bardhosh të Prishtinës, pasi të njëjtit janë përfshirë në një rrahje.

Dy nga ta me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Rasti në polici është hapur si “sulm, dëmtim apo asgjësim prone”.

Njoftimi i plotë i policisë:

SULM, DËMTIM APO ASGJËSIM PRONE /Fsh. Bardhosh, Prishtinë,12.03.2022 – 15:55. Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë pasi të njëjtit janë përfshirë në një rrahje mes vete. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Të ngjashme