Arrestohen katër të dyshuar për plagosjen në Pejë

Pejë | 07 Qer 2017 | 18:00 | Nga

Katër persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një incidenti me armë zjarri që ndodhi gjatë ditës në qytetin e Pejës. Dy prej tyre janë fëmijë.

Policia e Kosovës ka ndërmarrë një operacion të gjerë kërkimi për kapjen e personave të dyshuar të këtij rasti.

Rreth orës 16:05  njësitet policore të DRP Pejë kanë arritur të arrestojnë katër persona të dyshuar dhe janë konfiskuar tri armë të kalibrave dhe llojeve të ndryshme.

Hetuesit Rajonal në bashkëpunim të plotë me Prokurorin e Shtetit janë duke ndërmarrë veprime hetimore për të mësuar motivin e kësaj ngjarje dhe për të sqaruar të gjitha rrethanat lidhur me këtë rast.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme