Arrestohen tre persona, vodhën thëngjill në KEK

Prishtinë | 08 Dhj 2016 | 10:08 | Nga

Njësitet policore të rajonit të Prishtinës në kuadër të intensifikimit të masave për garantimin e rendit dhe sigurisë publike si dhe goditjes së individëve dhe grupeve kriminale, kanë organizuar punën e tyre me fokus të veçantë zbardhjen e veprave kriminale, identifikim dhe arrestimin e të dyshuarve të implikuar në ngjarjet kriminale.

Operacioni i fundit është realizuar mbrëmë nga njësitet policore të Obiliqit, me ç’ rast janë arrestuar në flagrancë tre persona të dyshuar, për të cilët dyshohet me bazë të jenë të përfshirë në një rast të vjedhjes së rëndë, që ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20:00, në fshatin Marash të komunës së Obiliqit.

Rasti ka ndodhur, në zonën e KEK-ut, saktësisht në shiritin transportues, ku tre personat e dyshuar, kanë mbushur një kamionetë me thëngjill dhe të njëjtit derisa po të tentonin të largoheshin nga vendi i ngjarjes janë arrestuar nga ana e policisë. Gjithashtu nga ana e policisë është sekuestruar edhe kamioneta (Ford Tranzit me targa Republikës së Kosovës) e cila ka qenë e mbushur me thëngjill.

Personave të arrestuar pasi që u është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh, me rekomandimin e Prokurorit të shtetit, janë dërguar në qendrën e mbajtjes .

Vlen të përmendet se personat e njëjtë kanë qenë të arrestuar edhe disa herë të tjera nga ana e policisë , për raste mbi 40 raste.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme