Arrestohet 53-vjeçari në Mitrovicë, dyshohet për falsifikim të dokumenteve

Prishtinë | 28 Jan 2022 | 14:19 | Nga Ekonomia Online

Një 53-vjeçar është arrestuar në Mitrovicë pasi dyshohet për falsifikim të dokumenteve.

Kështu është bërë e ditur përmes një komunikate për medie nga Policia e Kosovës.

“Përpos punës dhe angazhimeve të vazhdueshme në ruajtjen e rendit publik dhe parandalimin e veprave penale, Stacioni Policor Jug Mitrovicë është duke realizuar edhe ekzekutimin e urdhëresave të lëshuara nga gjykata. Sot me datë 28.01.2022, rreth orës 11:10, në rrugën “Vëllezërit Dragaj”, i dyshuari A.I., 53 vjeçar shtetas i Republikës së Kosovës, ndaj të cilit Gjykata Themelore në Prishtinë, kishte lëshuar urdhëresën Ed.nr. 1228/19, për veprën penale ,,Falsifikim i dokumenteve’’, thuhet në komunikatë.

Po ashtu, policia njofton se pas përfundimit të procedurave policore, sipas urdhëresës së gjykatës, pasi që dënimi me burg ka qenë i zëvendësuar me gjobë, pala ka paguar gjobën e përcaktuar me ligj

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme