Arrestohet basketbollisti i Tiranës që grushtoi gjyqtarin gjatë ndeshjes

Prishtinë | 24 Nën 2019 | 10:11 | Nga Ekonomia Online

Basketbollisti i Tiranës, Bruno Daliu (34 vjeç), i cili goditi gjatës ndeshjes që zhvillohej kundër Teutës, gjyqtarin 26-vjeçar Jurgen Muho, është arrestuar nga Policia.

Sipas Policisë, mbi të rëndon vepra penale “Goditja e sportistit, trajnerit, arbitrit e ndërmjetësit sportiv”.

“Ky shtetas, gjatë ndeshjes së basketbollit Teuta-Tirana, zhvilluar në pallatin e sportit ‘Ramazan Njala’, ka goditur me grushte gjyqtarin e ndeshjes, shtetasin J.M.,26 vjeç, banues në Tiranë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e Policisë, raporton Koha.net.

Lojtari i Tiranës qëlloi me grushte e shpulla gjyqtarin në mes të ndeshjes. Pamjet tregojnë një dhunë të paprecedent. Ndeshja në fund u mbyll në favor të Teutës me rezultatin 98-86.

No comment…

Gepostet von AlbanianSport.net am Samstag, 23. November 2019
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme