Arrestohet DJ i Dudës, vazhdojnë kërcënimet për koncertin e sotëm në Gjilan

Prishtinë | 08 Gus 2019 | 19:45 | Nga Ekonomia Online

Sonte reperi Unikkatil do të mbaj koncert në një nga diskotekat në qytetin e Gjilanit.

E kjo nuk i ka pëlqyer reperit gjilanas, Duda i cili ka kërcënuar pronarët e kësaj diskoteke dhe ka bërë një paralajmërim për reperin e njohur, Unikkatil, përmes disa statuseve në ‘Facebook’, shkruan Indeksonline.

Por, Duda nuk ka është ndalur me kaq duke reaguar përsëri pas arrestimit të Dj të tij, madje ai përmes një statusi tha se nuk do t’i thotë vetes se është nga Gjilani, nëse Unikkatil arrin ta mbajë atë koncert sonte, duke sharë e fyen rëndë reperin.

Statusi i plotë i Dudës pa ndërhyrje:

“Un sjom i Gilanit as Jabuq mo nqofse sante e lejoni at dhip me na sha midis Gjilanit… un sdu dhun as probleme po me ardh mem sha shpi tem ska shanc edhe plus ne tradhti saher qe sjom atje ju e shfrytzoni rastin.. pse nuk erdhet kurr sa kesh atje…!!?? Burrat nuk lajmrojn polici , sante e keni ndor veq ju ja kerkoni falje reperav gilani mu edhe Double G is ose sante e ne vazhdim ska me pas bir nane qe e shuk ket bela…. Amanet e keni Gilan sante mprezentoni mu shok dashur familjar sjom mo i atij veni qe ma lshoni me hyp ne bin sante at femen me trup tmashkullit…”.

Të ngjashme