Arrestohet i dyshuari për aksidentin ku vdiq kadeti i policisë

Prishtinë | 22 Nën 2022 | 17:18 | Nga Ekonomia Online

Policia në Pejë ka njoftuar se është arrestuar personi që dyshohet se u përfshi në aksidentin ku vdiq kadeti i policisë, Flordian Shabaj.

I dyshuari është A.D i vitit 2002.

Policia ka treguar edhe se si ka ndodhur aksidenti.

“Deri te aksidenti ka ardhur deri sa i dyshuari ishte duke qarkulluar ne rrugën Skenderaj-Klinё, i njëjti godet veturën e viktimës duke i shkaktuar lëndime tё rënda trupore dhe si pasoj e lëndimeve viktima pasi dërgohet ne QKMF-Klinё, nga ekipi mjekësor ёshtё konstatuar vdekja e viktimёs.”

Të ngjashme