Arrestohet i mituri për ngacmim seksual ndaj të miturës

Prishtinë | 29 Gus 2020 | 09:08 | Nga Ekonomia Online

Është arrestuar një i mitur pasi kishte hapur llogari në rrjetin social “Instagram” në emër dhe fotografi të një të miture prej së cilës i ka kërkuar marrëdhënie seksuale.

Policia e Kosovës ka njoftuar se i dyshuari këtë e ka bërë me pretekstin se do t’ia publikojë fotografitë duke i dërguar mesazhe banale dhe ofenduese.

“I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 24 orë”, thuhet në raportin 24 orësh të PK-së, ndërsa rasti vazhdon të hetohet.

Rasti ka ndodhur në Deçan.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme