Arrestohet një femër në Podujevë

Prishtinë | 18 Pri 2019 | 10:39 | Nga Ekonomia Online

Ankuesi mashkull ka njoftuar se motra e tij e dyshuara femër, është parë në oborrin e shtëpisë  së tij me një armë –revole në dorë në Podujevë.

Patrulla policore ka ndaluar të dyshuarën dhe gjatë verifikimit dhe kontrollimit në trup i është gjetur dhe konfiskuar arma-revole e llojit “Beretta”  me katër (4) fishekë kal.7.65 mm.

E dyshuara pas shoqërimit dhe intervistimit në Polici me vendimin e prokurorit, lirohet  në procedurë të rregullt.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme