Arrestohet një femër për posedim të drogës

Gjilan | 11 Maj 2017 | 12:38 | Nga

Policia njofton se në Gjilan është arrestuar e dyshuara femër pasi gjatë kontrollit në çantën e saj janë gjetur dhe janë konfiskuar 2 qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë.

Sipas Policisë, gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarës jenë gjetur dhe janë konfiskuar edhe 2 qese të tjera me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë.

“Sasia e përgjithshme e substancës së dyshuar është 1.9 gramë. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt”, njofton Policia.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme