Arrestohet një person i kërkuar në Ferizaj

Prishtinë | 05 Sht 2022 | 13:45 | Nga Ekonomia Online

Policët e stacionit në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, sot në ora 11:00 në rrugën ‘’Vëllezrit Gërvalla’’ në Ferizaj kanë arrestuar personin me inicialet A.L (M/K), i moshës 22 vjeçar.

Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj, për veprën penale ‘’ Vjedhje e rëndë ’’ me dënim burgimi prej 12 muaj e dhjetë ditëve .

I njëjti, pas kompletimit të dokumentacionit dërgohet në vuajtje të dënimit.

Policia Rajonale e Ferizajt , do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës.

Të ngjashme