Arrestohet një person, kapet duke vjedhur në Prishtinë

Prishtinë | 23 Nën 2019 | 11:13 | Nga Ekonomia Online

Të premten rreth orës 04:35, është arrestuar një person i cili është zënë në flagrancë duke kryer vjedhje në një qendër tregtare në rrugën “Xheladin Hana” në Prishtinë.

I dyshuari kishte depërtuar brenda në objekt duke thyer xhamin e derës së objektit dhe kishte vjedhur artikuj ushqimor të cilat i janë konfiskuar dhe prapë i janë kthyer pronarit.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme