Arrestohet një person në Aeroportin e Prishtinës

Prishtinë | 16 Dhj 2018 | 13:09 | Nga Ekonomia Online

Të shtunën, në Aeroportin e Prishtinës është arrestuar një person i kërkuar nga policia.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e së shtunës, ku i dyshuari me urdhër të Gjykatës është arrestuar dhe është dërguar për të vuajtur dënimin në burgun e Dubravës.

“Aeroporti i Prishtinës 15.12.2018 – 10:30. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata është arrestuar një mashkull K-Shqiptar dhe i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit në burgun e Dubravës”, thuhet në raportin e PK’së.

 

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme