një person është arrestuar nga Policia e Kosovës në fshatin Vërmicë të Prizrenit, pasi dyshohet se ka shtënë me armë zjarri.
Sipas raportit të Policisë, rasti ka ndodhur më 27 gusht, rreth orës 17:15.
Gjatë kontrollit, nga i dyshuari janë konfiskuar një pushkë ajrore dhe një kuti me 107 diabolla të kalibrit 4.5 mm.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Fsh. Vërmicë, Prizren 27.08.2026-17:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka shtënë me armë zjarri. Nga i dyshuari janë konfiskuar një pushkë ajrore dhe një kuti me 107 diabolla 4.5mm. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”.