Arrestohet një polic në Gjakovë, dyshohet për veprat penale “ngacmim” dhe “dhunim”

Prishtinë | 28 Nën 2023 | 13:34 | Nga Ekonomia Online

Është ndaluar për 48 orë një zyrtar policor nën dyshimet se ka kryer veprat penale “ngacmim” dhe “dhunim”. Rasti ka ndodhur në Gjakovë. Zyrtari policor, sipas IPK-së dyshohet se e ka shantazhuar viktimën përmes disa fotove dhe videove.

“Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht hetuesit e Departamentit të Hetimeve kanë arrestuar sot një zyrtar policor në Gjakovë me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale të “Ngacmim” dhe “Dhunim”. Inspektorati Policor kishte pranuar informacione dy ditë më herët nga Policia e Kosovës dhe ankuesja e cila ka denoncuar rastin në të cilin rast ky zyrtar policor dyshohet se ka kryer veprime të kundërligjshme. Bazuar në veprimet fillestare hetimore dyshohet se zyrtari policor ka shantazhuar viktimën në këtë rast përmes disa fotove dhe video incizimeve”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme