Arrestohet një punonjës i AKP-së, për marrje ryshfeti

Prishtinë | 16 Gus 2016 | 19:40 | Nga

Policia e Kosovës ka arrestuar një punonjës të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP), si të dyshuar për vepra korruptive.

“Policia e në funksion të realizimit të detyrave dhe përgjegjësive ligjore, e në veçanti në përpjekjet e saj të vazhdueshme për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, pas hetimeve të kryera paraprake, sot me datë 16.08.2016, në një operacion policor të mirë planifikuar ka arrestuar një person të dyshuar (F.H. viti i lindjes 1972), punonjës në AKP (Agjencia Kosovare e Privatizimit)”, njofton policia.

Sipas policisë personi dyshohet për vepra penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe marrje e ryshfetit”.

Policia, gjatë bastisjes së shtëpisë së personit të dyshuar, në rajonin e Ferizajt, ka gjetur edhe prova materiale, përderisa me urdhër të prokurorit kompetent i dyshuari dërgohet në mbajtje për procedurë të mëtejme ligjore.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme