Arrestohet njëri nga të dyshuarit që ia vodhi çantën dhe tri unaza një gruaje në Pejë

Prishtinë | 22 Sht 2022 | 10:18 | Nga Ekonomia Online

Është arrestuar njëri nga tre të dyshuarit që ia vodhën çantën dhe tri unaza një gruaje në oborrin e Spitalit Rajonal të Pejës.

Policia njofton se dy të dyshuarit e tjerë momentalisht gjenden në arrati.

“Me datën 19.09.2022, viktima femër kosovare ka ardhur nё Stacionin Policor Pejё, e cila ka deklaruar se me datёn 18.09.2022, rreth orёs 20:00, nё rrugën “Nëna Terezë” ( nё oborrin e Spitalit Rajonal nё Pejё) tre (3) persona tё dyshuar me forcë ia kanë marrё çantën nga krahu, gjithashtu edhe tri (3) unaza nga dora e viktimёs. Tё dyshuarit janё larguar nё drejtim tё panjohur. Pas njё pune intensive nga Hetuesit e Staconit Policor Pejё, me datёn 21.09.2022, kanё arritur ta indetifikojnё dhe ta arrestojnё njërin nga tё dyshuarit, ndёrsa dy të dyshuarit tjerё momentalisht gjenden nё arrati”, thuhet në njoftimin e policisë.

Tutje, policia bën të ditur se I dyshuari pas intervistimit me vendim të Prokurorit të Shtetit ёshtё ndaluar për 48 orë.

Të ngjashme