Arrestohet pasi goditi një femër, i dërgoi fotot intime vëllait të saj dhe sulmoi zyrtaren policore

Prishtinë | 19 Mar 2019 | 10:21 | Nga Ekonomia Online

Raportohet se në fshatin Treboviq të Pejës është arrestuar një person pas shumë problemeve të krijuara.

Ai kishte shkuar në shtëpinë e viktimave femër dhe mashkull (egjiptas) i kishte kanosë me armë, viktimën femër e kishte goditë në fytyrë me dorëz të armës, kurse viktimës mashkull i kishte dërguar disa foto intime të motrës së tij, të cilën dyshohet se e kishte sulmuar seksualisht dhe e njëjta ka pranuar  tretman mjekësor.

I dyshuari në stacion policor e kishte kanosur edhe një zyrtare policore.

Pas intervistimit me vendim të  prokurorit,  i dyshuari është dërguar në mbajtje.

” Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar i cili  kishte shkuar në shtëpinë e viktimave femër dhe mashkull K/Egjiptas i kishte kanosë me armë, viktimën femër e kishte goditë në fytyrë me dorëz të armës, kurse viktimës mashkull i kishte dërguar disa foto intime të motrës së tij, të cilën dyshohet se e kishte sulmuar seksualisht dhe e njëjta ka pranuar  tretman mjekësor. I dyshuari në stacion policor e kishte kanosur edhe një zyrtare policore. Pas intervistimit me vendim të  prokurorit,  i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme