Ekonomia Online
FUNDIT

Arrestohet pasi shtiu me armë zjarri në një aheng në Sllovi të Lipjanit

Arrestohet pasi shtiu me armë zjarri në një aheng në Sllovi të Lipjanit

Të mërkurën rreth orës 14:00, është arrestuar një person në fshatin Sllovi të Lipjanit pasi që i njëjti kë shtënë me armë zjarri gjatë një ahengu familjar. Sipas raportit 24-orësh të Policisë, të njëjtit i është konfiskuar arma, raporton Klan Kosova. “Fsh. Sllovi, Lipjan, 02.08.2023 – 13:58. Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar, pasi që në […]

Të mërkurën rreth orës 14:00, është arrestuar një person në fshatin Sllovi të Lipjanit pasi që i njëjti kë shtënë me armë zjarri gjatë një ahengu familjar.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, të njëjtit i është konfiskuar arma, raporton Klan Kosova.

“Fsh. Sllovi, Lipjan, 02.08.2023 – 13:58. Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar, pasi që në një aheng familjar kishte shtënë disa herë me pushkë gjuetie. Pushka me leje është sekuestruar, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

Të ngjashme