Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Pejë për shkak se ka kanosur pjesëtarin e Policisë.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti ka kanosur dhe ka fyer zyrtarin policor viktimën mashkull K-Shqiptar”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Me urdhër të prokurorit pas intervistimit i dyshuari dërgohet në mbajtje.