Arrestohet pronari i kafiterisë në Gjilan, paralajmëroi organizimin e mbrëmjes muzikore

Prishtinë | 17 Gus 2020 | 10:48 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një dyshuari mashkull Kosovar, pronar i kafiterisë në Gjilan, për shkak se nuk kishte zbatuar dhe respektuar vendimin e Qeverisë lidhur me ndërmarrjen e masave të luftimit dhe parandalimit të pandemisë Covid -19.

Nga njësiti policor është vërtetuar edhe me foto se në atë kafiteri kishin hasur një numër të konsiderueshëm të qytetarëve të cilët nuk i kanë respektuar dispozitat shëndetësore të përcaktuara nga IKSHP –ja mbajtjen e distancës dhe vendosjen e maskave.

I dyshuari poashtu, sipas Policisë, në rrjete sociale kishte publikuar njoftim për qytetarët se në lokalin e tij do të organizohet mbrëmje muzikore. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë, rasti vazhdon të hetohet.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme