Është arrestuar pronari i një lokali në Mitrovicë të mërkurën mbrëma pasi nuk kishte respektuar masat kufizuese të vendosura për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.
Policia e Kosovës ka raportuar se rreth orës 22:40 është hasur duke u punuar në lokal, ku ishin prezentë edhe persona tjerë.
“Me udhëzim të prokurorit ndaj të dyshuarit është iniciuar lënda e rastit dhe më pas është liruar në procedurë të rregullt, kurse ndaj personave tjerë që ishin në lokal procedurat do t’i vazhdojnë inspektorët sanitar”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.