Arrestohet reperi Trey Songz, pasi përleshjes fizike me një polic

Prishtinë | 25 Jan 2021 | 11:18 | Nga Ekonomia Online

Rep-artisti amerikan, Trey Songz, është arrestuar gjatë ditës së djeshme (e diel) pas një pëleshje fizike me një polic.

36-vjeçari ishte përplasur me oficerin, gjatë qëndrimit në një stadium në Missouri, derisa po shijonin një lojë futboll.r.

Derisa filluan me mosmarrëveshje verbale, reperi kishte filluar që të përdor edhe forcat, duke grushtuar këtë të fundit.

Derisa të tjerë pjesëtarë arritën në vendin e ngjarjes, Trey vetëm se ishte i shtrirë për tokë.

Fansat ndërkohë dëgjoheshin duke bërtitur, duke thënë se ai nuk kishte bërë asgjë për të pasur një trajtim të tillë.

“Largoni prej tij”, “Ai nuk bëri asgjë”, “Arrestoni policinë”, ishin disa nga britmat që spektatorët bënë.

Të ngjashme