Arrestohet se shtiu me armë, një dasmor pëson tronditje

Suharekë | 18 Gus 2017 | 06:08 | Nga

Policia në Suharekë ka arrestuar një dasmor, i cili kishte shkrepur disa fishekë në ajër me pistoletë me gaz në ambientet e restorantit “Pikon” në Shirokë të Suharekës.

Nga krismat e pistoletës një dasmor ka pësuar tronditje në shqisat e dëgjimit, për çka ka kërkuar ndihmë mjekësore në Urgjencën e Shtëpisë së Shëndetit në Suharekë. Më pas, ai është dërguar në Spitalin Rajonal në Prizren për trajtim të specializuar.

Gjatë hetimit të rastit, policia e ka sekuestruar një pistoletë me gaz të llojit “Ekol Jacal Dual” e kalibrit 9mm, njfoton Policia e Kosovës.

Pas intervistës, në konsultim me prokurorin e shtetit është vendosur që i dyshuari të ndalet nën masën e arrestit policor.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme