Një person i kërkuar për veprën penale “Sulm” është arrestuar në Prishtinë .
Policia ka bërë të ditur se i arrestuar ka mbetur B.B., dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.
“Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit, po vazhdon ndërmarrjen e veprimeve policore me qëllim kapjen e personave të dyshuar dhe atyre të dënuar si autor të veprave penale. Një nga këto operacione u realizua nga zyrtarët policorë të stacionit Veriu në Prishtinë, të cilët arritën të arrestojnë personin e kërkuar për veprën penale ‘Sulm’: -B.B, mashkull, i cili sipas urdhëresës së gjykatës, është dërguar në vuajtje të dënimit”, thuhet në njoftim.