ARrH-ja prezanton raportin për vitin 2019, sistemi hekurudhor i Kosovës synon BE-në

Prishtinë | 28 Kor 2020 | 14:43 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Raporti vjetor i Autoritetit Rregullativ i Hekurudhave për vitin 2019 ishte temë diskutimi në Komisionin për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Infrastrukturë dhe Mjedis, raporton Ekonomia Online.

Anëtari i bordit të ARrH-së, Shkumbin Hyseni, para anëtarëve tha se menaxheri i Infrastrukturës i ka plotësuar kushtet për ofrimin e shërbimeve të infrastrukturës për Operator hekurudhor qoftë publik apo privat.

“Menaxheri i Infrastrukturës i ka plotësuar kushtet për ofrimin e shërbimeve të infrastrukturës për Operator hekurudhor qoftë publik apo privat si dhe është përgjegjës edhe njëherit për lëshimin, rinovimin, revokimin e certifikatës së Sigurisë hekurudhore për Operator hekurudhor – certifikatë e cila dëshmon se operatoret kanë plotësuar kushtet dhe kriteret e sigurisë për të ofruar shërbim të transportit brenda rrjetit hekurudhor e që në tregun tonë kemi vetëm dy operatorë aktual, një nga sektori publik që është ‘Trainkos’ dhe një nga sektori privat që është ‘Railtrans’ “, tha ai.

Hyseni tha se deri më tani kanë lëshuar 53 të drejta ligjore nga Siguria, një autorizim, dy Certifikata të Sigurisë dhe 50 autorizime për futje në shërbim të mjeteve lëvizëse.

“Pra deri me tani kemi lëshuar gjithsej 53 te drejta ligjore nga Siguria siç potencuam me lartë: Autorizime dhe certikata sigurie. Një Autorizim, Dy Certifikata të Sigurisë dhe 50 autorizime për futje në shërbim të mjeteve lëvizëse. Po ashtu në kuadër të ARrH-së kemi edhe Organin e interoperabilitetit apo ndër operimit-organ i cili është përgjegjës për ti përcaktuar kushtet dhe kriteret të cilat  duhet t’i plotësojë sistemi hekurudhor në Kosovë për të qenë i ndëroperueshëm në sistemin e hekurudhave të Bashkimit Evropian, pjesë e së cilës synon në të ardhmen te jetë edhe vetë Kosova. Vlen te theksohet se ne si ARrH deri më tani kemi qenë mjaft aktiv në pjesën e punimit, draftimit dhe miratimit të legjislacionit sekondar çka është kriter kyç që legjislacioni i nevojshëm sekondar duhet te jetë në përshtatje të legjislacionit evropian dhe konform direktivave te BE-së”, tha Hyseni.

Në vazhdim, në pika të shkurtra ai ka paraqitur disa nga të arriturat dhe sfidat që e kanë përshkruar punën e ARrH-së gjatë vitit 2019, raporton EO.

“Pjesëmarrje në 13 organizime ndërkombëtare nga organizata kredibile hekurudhore, nënshkrimi i marrëveshjes së bashkëpunimit me njërin nga Universitetet teknike me prestigjioze në Evropë, Universitetin e Dresdenit. Pjesëmarrje në takimet, samitet dhe takimet plenare të grupit të rregullatorëve evropian në Evropë, ku jemi anëtar me të drejta të plota dhe shumë të tjera”, u shkreh Hyseni teksa tha se zyra kombëtare e auditivit e ka vlerësuar raportin financiar pa asnjë të gjetur dhe rekomandim për të dytin vit më radhë.

Sfidë e madhe për ARrH-në mbetet ngritja e sigurisë hekurudhore.

“Për ketë duhet angazhim i shtuar i gjithë akterëve, si e Ministrisë së Infrastrukturës, menaxherit të Infrastrukturës Hekurudhore INFRAKOS, komunave etj. Për ketë ne kemi arritur të kemi edhe veprime konkrete me komunat e Kosovës. Në disa raste, sikurse Drenasi, Klina por edhe disa komuna tjera kanë ndërmarrë hapa të rëndësishëm në drejtim të rritjes së sigurisë hekurudhore”, tha ai.

I pyetur nga deputeti i LDK-së se kur do të lëshohet për qarkullim linja Fushë-Kosovë – Prizren, Hyseni tha se gjendja nuk është e mirë por ka nisma për ndërtimin e autostradës ku do të përfshihet edhe Prizreni.

“Gjendja nuk është aspak e mirë sidomos pas fshatit Xerxë i cili është shumë i dëmtuar. Po ashtu janë edhe disa nisma që s’kanë marrë formë, siç është nisma për ndërtimin e autostradës ku në një pjesë e përfshinë edhe Prizrenin”, tha Hyseni.

Të ngjashme