Carlo Ancelotti dhe presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, e kanë mbajtur një takim të gjatë prej treorësh në rezidencën e këtij të fundit mbrëmë në orët e vona të natës.
Trajneri italian arriti në rezidencën e Laurentiis në Romë bashkë me bashkëshorten e vet, ku mbajti takim për postin e trajnerit të Napolit, transmeton Gazeta Express.
Përvec Laurentiis, në takim i pranishëm ishte edhe drejtori sportiv i Napolit, Cristiano Giuntoli.
Ancelotti u kap në kamera duke mbërritur dhe u larguar, edhe pse kishte tentuar ta fshihte fytyrën në ulësen e pasme të makinës.
Mediat italiane raportojnë se është arritur një marrëveshje themelore për kontratë trevjeçare, ndërsa detaje tjera do të diskutohen sot.
Pyetja tani është se çfarë do të bëjë Napoli me Maurizio Sarri, i cili ende ka kontratë me klubin dhe nuk ka vendosur për të ardhmen.