Bordi mbikëqyrës i “Trepçës”, i kryesuar nga Ardian Syla, si dhe kryetari i Sindikatës së kësaj ndërmarrje, Shyqiri Sadiku, janë dakorduar sot për draft-statutin e “Trepçës”, i cili pritet që të procedohet në Kuvend.
Këtë e ka konfirmuar për gazetën “Epoka e re” ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka.
Po ashtu lidhur me këtë janë deklaruar edhe kryesuesi i bordit të “Trepçës”, Ardian Syla, si dhe kryetari i sindikatës, Shyqiri Sadiku.