Arrijnë në 88 mijë € dënimet e subjekteve politike

Prishtinë | 08 Qer 2017 | 11:26 | Nga

Fushata zgjedhore për zgjedhjet e 11 qershorit vazhdon me shkelje të rregullave zgjedhore nga partitë politike. Deri më tani, dënimet ndaj subjekteve politike për shkelje të rregullave, ka arritur në 88 mijë e 500 euro.

Këtë e ka bërë të ditur Artan Murati nga Instituti Demokratik i Kosovës, në një postim në profilin në rrjetin social Facebook.

Postimi i plotë i Muratit:

Arrijnë në 88,500 Euro dënimet ndaj subjekteve politike për shkelje të rregullave të fushatës zgjedhore

DnV sot ka pranuar edhe 26 vendime të reja nga PZAP lidhur me ankesat tona për vendosje të materialeve të subjekteve politike dhe të kandidatëve të tyre në hapësira publike, gjë që është e ndaluar me ligj. Numri i ankesave të pranuara shkon në 44 gjithsej.

Ndër të tjera, përfshihet edhe vendimi për vendosjen e posterit në Kinemanë “Lumbardhi” në Prizren, institucion ky i kulturës. PZAP ka pranuar si të bazuar ankesën tonë dhe ka shqiptuar gjobën në vlerë prej 3,200 Euro. PZAP ka marrë si rrethanë lehtësuese tërheqjen e posterit nga subjekti politik brenda afatit të caktuar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme