Arsenali planifikon vazhdimin e kontratës së Jorginhos

Prishtinë | 26 Nën 2023 | 14:26 | Nga Ekonomia Online

Jorginho ka më pak se një vit të mbetur në kontratën e tij me Arsenalin, por duket se do të qëndrojë për të paktën edhe për një sezon tjetër.

Reprezentuesi italian iu bashkua “Topçinjve” nga Chelsea janarin e kaluar në një marrëveshje me vlerë rreth 11.3 milionë euro, duke shtuar një fitues me përvojë në skuadrën e Mikel Artetas, transmeton Gazeta Express.

Presidenti i Federatës së Rumanisë ankohet për listën e Kosovës: Ndeshja n…
Ai nënshkroi kontratë të vlefshme për 18-muaj, me një opsion për një vit shtesë.

Jorginho ka dëshmuar se është një lojtar i rëndësishëm për skuadrën e Artetas, andaj ai pritet të zgjasë qëndrimin në veri të Londrës.

Siç raportohet nga “Mundo Deportivo”, Arteta dhe Arsenali kanë qenë të kënaqur me punën e 31-vjeçarit që nga ardhja e tij dhe planifikojnë të aktivizojnë klauzolën e zgjatjes një-vjeçare të bashkangjitur në kontratën e tij.

Nëse palët dakordohen përfundimisht për vazhdim të bashkëpunimit, kontrata e re e Jorginhos do të vlente deri më 30 qershor 2025. /Gazeta Express/

Të ngjashme