Arsenali po interesohet për transferimin e Smallingut

Prishtinë | 25 Mar 2020 | 20:05 | Nga Ekonomia Online

Arsenali është duke u interesuar të transferojë qendërmbrojtësin anglez të Manchester Unitedit, Chris Smalling, shkruan “Corriere dello Sport”, transmeton Koha.net.

Smalling është i huazuar te Roma dhe klubi italian po ashtu po shpreson të bëjë transferimin e plotë të 30-vjeçarit.

Mirëpo, Smalling është i interesuar të kthehet në Angli për të qëndruar afër familjes së tij. Arsenali po vlerësohet si opsion i mundshëm.

Të ngjashme