Arsim paralel në shkollën elektronike “Mihajllo Pupin”

Prishtinë | 30 Pri 2018 | 19:55 | Nga

Nga viti i ardhshëm shkollor, 80 nxënës të shkollës së mesme elektroteknike “Mihajllo Pupin” do të mësojnë në bazë të programit mësimor të profilizuar në bazë të nevojave të gjashtë kompanive në Maqedoni, njofton AlsatM.

Gjithashtu, 57 nxënës të kësaj shkolle do të kenë të garantuar punësimin në këto kompani menjëherë pas përfundimit të shkollimit të mesëm. Këtë e paralajmëruan sot ministrja e arsimit Renata Deskovska dhe drejtori i shkollës në fjalë Eftim Pejkovski gjatë firmosjes së memorandumit për bashkëpunim me gjashtë kompanitë e vendit. Një projekt i ngjashëm ka nisur të realizohet edhe me EVN Maqedoni nga muaji shtator i vitit të kaluar.

Ky është një shembull i mirë i vendosjes graduale të arsimit paralel në Maqedoni që nënkupton krijimin e planeve mësimore të duhura për nevojat e tregut, lidhjen e arsimi me biznesin me qëllim që nxënësit që edukohen në shkolla të fitojnë dituri dhe aftësi të cilat do t’ju mundësojnë punësim më të lehtë. Dhe me këtë rast pasi që jemi në prag të regjistrimit në shkollat e mesme dëshirojë të apelojë që sa më shumë nxënës ti njohin përparësitë e zgjedhjes së arsimit profesional – deklaroi Renata Deskovska, ministre e Arsimit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme